Cfare vesh nje fashion editor ne dasem? Kur thone se 2 martohen shume terbohen, e kane thene mire. Nje nga mikeshat me te mira te gjimnazit kurorezoi dashurine e saj ne nje nga ambientet me madheshtore e me luksoze ne Tirane. Nje nga rregullat baze qe duhet te ndjekesh ne keto lloj eventesh e qe nuk duhet te gabosh? Kurre mos syno ngjyren e bardhe! Me kete mendim fillova kerkimin per te gjetur dicka te pershtatshme. Dicka te pershtatshme me rendesine e eventit, me vendin, jo te ekzagjeruar, komod, pak klasik por edhe pak modern. …. Sa shume!? E keqja e boutique-ve ne Tirane persa I perket veshjeve te eventeve le pak per te deshiruar nese nuk je tipi i tyleve e dantellave me gura shumengjyresh. Nga ana tjeter, β€œmalli” nuk justifikonte cmimin kur e di qe sdo e veshesh me shume se nje here, keshtu qe bera zgjedhjen e perhershme dhe me komode: Fustane me qera.

Modeli me prerje ne bel dhe dekolteja ne pjesen e pasme e bente nje fustan sa chic aq edhe klasik. Komoditeti qendronte ne gjatesine e fustanit te cilin nuk me pengoi aspak te kerceja gjithe mbremjen. Gjetja e fustanit pak ore para eventit ishte si gjetja e ndonje thesari, pas nje muaj kerkimesh. Copa e gjitha ne mini pasqyra-temina eshte nje cope qe nuk te favorizon shume nese do te eksperimentosh me look-un apo te shtosh aksesore sepse cdo gje tjeter, do te ishte *Too much. Sa per pjesen tjeter, nje fustani te tille kurrsesi nuk mund te mos I shkonte nje look tipik I viteve 70, wavy hair dhe bold lips. U mundova te mbaja nje make up minimal ne menyre qe vemendja te mbetej aty ku duhej dhe besoj se edhe kete here, pas shume peripecirash, ja dola.

 

 

gel_0976

gel_0973

gel_0965

gel_0969

Credits: Geljant Kaleci