Thone qe shtepia eshte aty ku eshte zemra, ku jane njerezit me te dashur. Thone qe shtepia eshte vendi ku mund te rrish zbathur, ku ti shpreh lirisht ate qe mendon, aty ku ti ndjen lumturi tek pamja me floke te shkujdesur e sy me rrathe. Shtepi eshte aty ku ka ushqim te mire. “Shtepi” eshte te zgjohesh ne mengjes e te ndjesh aromen e mire te byrekut e te kafese turke. Thone qe shtepine e bejne njerezit, e jo vendi. E tille ishte e shtuna e pare e tetorit per ne. Ishte shtepia e 3 bujtinave qe na uroi mireseardhjen mua dhe shume personazheve te tjere te ekranit. Te punuarit ne kete fushe me ka dhene rastin e mire qe te jem pjese e shume eventeve e inagurimit te hapesirave te reja apo prezantimet e koleksioneve sezonalë, por kete here, ishte ndryshe. Kete here ishim ne shtepine e Parfois. Patem mundesine te kishim ne dispozicionin tone nje garderobe te mirefillte, e gjitha e vendosur ne dhomat e bujtines ku ne patem mundesi te zgjidhnim 3 “Favourite Products” te koleksionit Vjeshte-Dimer 2016 nga marka e njohur portugeze Parfois. Nje nga eventet me te arrire deri me sot ne Tirane, me nje organizim fantastik, perkujdesje maksimale deri ne detaje te cilat benin diferencen e duhur. Trendafilat jane lulet e mia te preferuara, aroma e te cilave me kujton shtepine ku jam rritur, ate te gjyshes, e cila kishte dobesi per to. Stafi i Fashion Group u kujdes qe mos mungonte as edhe nje detaj, duke na dhuruar seciles prej nesh, nga nje copez nga e kaluara jone, nga nje copez te shtepise. Nga lulet, shurupi i mrekullueshem i trendafilit e deri tek ushqimi tradicional , mund te them qe cdo gje ishte pertej asaj cfare kisha imagjinuar mbi eventin “sekret”. Keshtu na u tha kur ftesa mberriti ne zyren time, aq sa isha e lekundur nese duhet te merrja pjese apo jo. Jo vetem pozuam dhe e cmendem snapchatin (lol) por edhe gatuam. Kjo eshte ajo qe bejme ne shtepi apo jo ?

Sa per veshjen, e fundit ne rradhe por jo nga rendesia, mund te them shume pak. E gjithe java nuk premtonte mot te mire keshtu qe me duhej te llogarisja edhe ndonje rrebesh ate dite. Kurrsesi nuk mund te vishja dicka pa menge, por kurrsesi nuk mund te mos vishja taka. (Ok, gjysem taka, sepse ne nje event sekret, kurre nuk e di se cfare te pret). Nje fustan shume komod, ne ngjyrat e tokes, ku printet e “ngarkuara”  jane nje nga prurjet e reja te sezonit. Materiali I derdhur dhe lirshmeria e benin teper te pershtatshem per eventin.

Uroj qe ky event i pare, te jete nje ogur i mire per te pasuar edhe shume te tjere si keto.

dsc_2322

Processed with VSCO with c1 preset

Patem mundesine te njiheshim me shume me njera tjetren, u pyetem se cfare na bente te ndiheshim si ne shtepi dhe cfare prisnim nga ky event.

Processed with VSCO with c1 preset

*My face shows it all 🙂

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Kiki (kikilicious.com) dhe une gatuam brusketa mesdhetare, nje mendim shume i bukur ky i sjelle si detaj i gjerave qe ne bejme kryesisht ne shtepi.

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Photo Credits: Genti Mersinaj

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Canta ne kete foto ishte nje nga dhuratat qe Parfois kishte menduar per ne, e gjitha ne material lekure kamoshi.

Processed with VSCO with c1 preset

Ngjyrat e tokes si vishnja, bluja dhe jeshilja e barit jane tendence kete sezon sikurse dhe rripi i gjate, qe e bente akoma dhe me komode  per paraditet ne pune.